Koncesioni i Check Up, ai i sterilizimit të pajisjeve mjekësore si dhe rrjedhja e të dhënave nga sistemi TIMS, do të jenë objekti i hetimit të 2 komisioneve parlamentare që opozita dhe maxhoranca u dakordësuan, duke nxjerrë parlamentin nga anormaliteti. Në kërkesat e dakordësuara, demokratët kërkojnë që komisioni hetimor për kontratat në shëndetësi të ketë si objekt: “(i) Shqyrtimin e cështjeve të lidhura me kontratat publike për shërbimin publik të sterilizimit dhe atë të check-up në shëndetësi, si dhe zbatimin e tyre; (ii) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrje ligjore në legjislacionin përkatës.”