Liderët e vendeve më të fuqishme të NATO-s konfirmuan mbështetjen afatgjatë për Ukrainën. Presidenti amerikan, Joe Biden, në fund të samitit të Aleancës, njoftoi se G7-a do të ndihmojë Kievin në krijimin e një mbrojtje të fortë, tokë, ajër dhe det. Duke folur në fund të samitit dy-ditor të NATO-s në Vilnius, Joe Biden ripohoi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën.