Mandati i tretë historik të Partisë Socialiste, bëri që opozita jo vetëm të mos e kapërdinte lehtë, por edhe të shkonte drejt një krisje të madhe, e cila ka kulmuar ditët e fundit me deklaratat e kundër deklaratat mes PArtisë Demokratike dhe Lëviyjes Socialiste për Integrim. Për analistët ajo që coi Akoma më shumë drejt një ndarje PD-LSI, është edhe vetë përcarja e Partisë Demokratike. Për gazetarin dhe analistin Enton Abilekaj, Ilir Meta ka dyshuar herët për një marrëveshje Rama-Basha.