Top News – ‘Çfarë po mendonte presidenti…?’ Pyetja e madhe që mundon koreanojugorët këtë mëngjes
04/12/2024 15:16

Pyetja që rëndon në mendjet e njerëzve në seul, këtë të mërkurë, është: çfarë po mendonte presidenti? Në një fjalim natën vonë që zhyti parlamentin e Koresë së Jugut në kaos dhe testoi përkushtimin e vendit ndaj demokracisë, Presidenti Yoon Suk Yeol deklaroi se ai po vendoste ligjin ushtarak. Më pak se 24 orë më vonë, e ardhmja e tij politike është në fije të perit, me protesta në rrugë dhe procedura për shkarkimin e tij. Ligji ushtarak ka hyrë në fuqi për herë të fundit në Korenë e Jugut në vitin 1979, pas vrasjes së sundimtarit të atëhershëm ushtarak në një grusht shteti. Koreja e Jugut e sotme, megjithatë, është shumë larg nga ajo e atëhershme dhe nga vitet represive që pasuan. Është një demokraci e qëndrueshme dhe e begatë - megjithatë presidenti pretendoi se po e linte vendin në dorë të ushtrisë për ta shpëtuar atë nga forcat e errëta. Ai e quajti Asamblenë Kombëtare të kontrolluar nga opozita një "strofkë kriminelësh" që "po përpiqej të paralizonte" qeverinë. Disa orë më vonë, ai u detyrua të tërhiqej pasi protestuesit dhe ligjvënësit e zemëruar u mblodhën jashtë Asamblesë Kombëtare - deputetët hynë brenda dhe votuan për heqjen e ligjit ushtarak. Deklarata e tij tronditëse ishte, në fakt, një përpjekje për të marrë atë lloj kontrolli mbi pushtetin që ai nuk e ka patur asnjëherë që kur fitoi presidencën në 2022 me diferencën më të vogël në historinë e Koresë së Jugut. Dhe prej atëherë nuk ka kaluar as edhe një muaj të vetëm pa polemika. Në fund të vitit 2022, ai u kritikua për reagimin e qeverisë së tij ndaj ngjarjes tragjike gjatë Halloëeenit, ku mbetën të vdekur 159 të rinj në Seul. Më pas pati thirrje për të hetuar bashkëshorten e tij pasi që kishte pranuar si dhuratë një çantë Dior, pavarësisht që nuk mund ta bënte këtë. Në prill të këtij viti, partia e tij u mposht në zgjedhjet parlamentare, duke e lënë atë në një pozicion të vështirë. Vetëm këtë javë ai u përfshi në një betejë politike me ligjvënësit e opozitës për buxhetin e vendit. Edhe përpara se t'u thoshte koreano-jugorëve se po ua pezullonte të drejtat e tyre, shkalla e miratimit të tij ishte nën 20%. Ajo që u pa qartë në fjalimin e tij të mbrëmshëm ishte se ai ishte i frustruar me parlamentin e kontrolluar nga opozita. Por presidenti duket se i bëri gabim llogaritë. Ai tani do përballet me gjykimin e parlamentit dhe popullit, që refuzuan sfidën më të rrezikshme ndaj demokracisë në vend që nga vitet 1980-të.

Top Channel/ Dhjetëra të vd*kur nga përmbytet në Texas. Trump: Po punojmë ngushtë me autoritetet
05/07 22:38
Top News – Izraeli fshehu dëmet. Raketat iraniane i shkatërruan pesë baza ushtarake
05/07 20:45
Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00