Top News – Çfarë ndodhi pas protestës në PD/ Policia nis shoqërimet, reagon Rama dhe Çuçi
08/01/2022 17:01

Nisin reagimet e para post-protestës së zhvilluar nga ish-kryeministri Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike. Policia ka nisur menjëherë me shoqërimet, ku mendohet se deri më tani kanë përfunduar në Komisariat fillimisht 10 persona, ndërkohë që gjithë selisë blu i është bënë shiriti i verdhë: Skenë krimi, mos kalo! Ndërkohë që edhe të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë mjekim nga stafi, por deri më tani nuk raportohet nëse dikujt i rrezikohet jeta. Megjithatë të lënduar ka pasur, mes tyre edhe gazetarë e persona të medias, të cilët kanë qenë duke raportuar. Nga ana tjetër, edhe vetë kryeministri Edi Rama ka pasur një reagim me ironi, duke u shprehur se jeta është e vështirë, por ka “budallenj” që sipas tij e vështirësojnë edhe më shumë. Po ashtu, kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet ende në zyrën e tij, ku edhe ka ftuar mediat për të dëshmuar se çfarë ka ndodhur brenda selisë blu. Gjithashtu reagime ka pasur edhe nga të huajit, më konkretisht prezenca e OSBE-së, ka bërë me dije se e kanë ndjekur nga pranë protestën, duke kërkuar që të tjerat të jenë paqësore. Berisha nga ana e tij, ka paralajmëruar protesta të tjera, duke u shprehur këmbëngulës se ai dhe demokratët e tjerë do të futen në selinë blu. Edhe ministri i brendshëm Bledi Çuçi pati një reagim lidhur me atë që ndodhi në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Sipas tij, Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji – përfundon mesazhi i tij.

Top News – Vrau 4 persona, zbardhet e shkuara kriminale e shqiptarit në Greqi, detajet që e fundosën
11/11 13:51
Top News – Eurodeputeti kërkon qeveri teknike në Shqipëri/ Balla: Deklarata si ato të Albana Vokshit
11/11 13:37
Top Channel/ “Votimin dhe numërimin elektronikë në 450 qendra” Celibashi: Është e pamundur
11/11 13:30
Top Channel/ “Makinë, punonjës në zyrat rajonale dhe inspektorë në terren” Shabani në komision
11/11 13:13
Top Channel/ “Ulje të çmimit të karburantit, kufizim të licencave”taksistët protestë në Tiranë
11/11 13:03
Top Channel/ Fotot e rralla të luftës në Korçë, Ekspozohen fotografitë e oficerit francez Silhol
11/11 12:58
Top Channel/ Degradimi i pajisjeve mjekësore, Inside Story zbulon avaritë në spitale dhe…
11/11 12:57
Top Channel/ BE kërkon më shumë para nga Londra për ndalimin e gomoneve, përtej 662 milionë paundëve
11/11 12:57
Top Channel/ Rrjedhje gazi në furrë buke në Fier, pronari dhe punëtori përfundojnë në spital
11/11 12:57
Top Channel/ Franca dënon dhunën në protesta, Ambasadorja Suard shmang krahasimin me Shqipërinë
11/11 12:56
Top Channel/ Deti i trazuar, ndalet lundrimi, erëra deri në 35 metra në sekondë dhe dallgë 4.5 metra
11/11 12:56
Top Channel/PS ultimatum për zgjedhoren, Balla: PD afat deri 30 nëntor, e miratojmë edhe pa opozitën
11/11 12:55
Top Channel/ Sara Mila në SPAK, hetim për korrupsion në zgjedhje, thirret si deklaruese
11/11 12:55
Top Channel/ “Shtesë personeli në organikë” KLSH në Komision për buxhetin e 2027
11/11 12:17
Top News – Sara Mila në SPAK. Deputetja nën hetim për shit-blerje votash në 2025
11/11 11:35
Top News – Të gjithë në ‘borxh me bankat’. Por Shqipëria mbetet ekonomia më pak e kredituar
11/11 11:35
Top Channel/ Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë
11/11 11:01
Top News – Sara Mila në SPAK: Vij edhe për përgjegjësi publike e politike
11/11 10:58
Top News- Aktet të dërguara në Kushtetuese. Policia vijon zbatimin, gjobiten 37 protestues në 2 ditë
11/11 10:28
Top News – Vlonjati ekzekutohet në Spanjë. Identifikohet 39 vjeçari që u vra në Alicante
11/11 10:16