Top News – Çfarë është ‘flurona’? / Kur koronavirusi dhe gripi bëhen bashkë…
06/01/2022 18:05

Vit i ri, term i ri për koronavirusin. Shumë njerëz në botë e kanë nisur 2022 duke kërkuar më shumë informacione për fluronën, pasi izraeli raportoi se dy gra të reja, shtatzëna, kishin rezultuar pozitive si për koronavirusin ashtu edhe për gripin. Mjekët kanë qenë prej kohësh të shqetësuar për potencialin e pasojave të një epidemie të dyfishtë, me rastet e gripit që rriten ndërsa covid 19 kërcënon të tejmbushë spitalet dhe i kanë kërkuar njerëzve të marrin vaksinat e gripit dhe ato të koronavirusit. Në anën tjetër, flurona i referohet rastit kur një person ka të dyja infeksionet respiratore në të njëjtën kohë, që zyrtarët e shëndetësisë thonë se është një mundësi pasi rastet e variantit shumë infektues omicron të koronavirusit kanë shpërthyer këtë dimër në të gjithë botën. Pas rastit të dy grave shtatzëna në Izrael, shumë njerëz dhe media, folën për fluronën. The Sun, një tabloid britanik, menjëherë e quajti infektimin e dyfishtë, telash i dyfishtë. Ndërsa fjala është relativisht e re, rastet e gripit dhe covid 19, në të njëjtën kohë, nuk janë të tilla. Dhe flurona nuk është një sëmundje e ndryshme, por i referohet rastit kur një person është infektuar me të dyja viruset. Flurona është raportuar edhe në shumë vende të tjera si SHBA, Izraeli, Brazili, Filipinet, hungaria etj, madje edhe përpara se termi të shfaqej.

Top News- PD përgatitet për shtatorin/ Demokratët bëhen gati për aksionin politik
21/08 13:03
Top News – ‘Plaken’ burimet njerëzore. Rritet numri i gjyshërve si krah pune në ekonomi
21/08 13:02
Top Channel/ Ilaçe kontrabandë/ Arrestohet administratori i një farmacie në bulevardin “Zogu i Parë
21/08 12:20
Top Channel/ Plumba për një vend parkimi/ Zbardhet dinamika e sherrit në plazhin e Hamallajt
21/08 12:14
Top Channel/Aksidenti tragjik i shqiptarëve/Tre viktima nga flakët. Policia greke merr nën hetim…
21/08 12:11
Top Channel/Trafikanti i arratiset policisë/Kërcënon me armë efektivët kur i zbuluan çantën me drogë
21/08 12:10
Top News – QSUT, Spital i ri i Kirurgjisë Kardiovaskulare. Rama: Investim i rëndësishëm
21/08 11:49
Top News- Kapen medikamente kontrabandë, arrestohet administratori i farmacisë, procedohet shitësja
21/08 11:34
Top News- Plagosja me armë në Hamallaj për parkimin, dy të arrestuar, shpallen në kërkim babë e bir
21/08 11:19
Top News- Drogë nga Shqipëria në Kosovë/ Trafikanti u drejton armën policëve dhe ikën me vrap
21/08 11:13
Top News – Drafti për sigurinë ushqimore. Kontrolli do kryhet nga privati, kundërshtojnë ekspertët
21/08 11:02
Top Channel/ Tregtonte medikamente të kontrabanduara, vihet në pranga administratori i farmacisë
21/08 10:36
Top News- Zhdukja e ish-zv.drejtorit të AKSHI-t, policia jep detajet se çfarë ndodhi
21/08 10:18
Top News- ‘Benzi’ humb kontrollin dhe merr para makinat e parkuara, aksident i shumëfishtë në Durrës
21/08 09:59
Top Channel/ “Benz”-i përplaset me makinat e parkuara në Durrës, pamje të frikshme
21/08 09:46
Top Channel/ Zhduket ish-drejtuesi i AKSHI/ Familjarët e Daniel Shimës bënë kallëzim në polici
20/08 22:52
Top Channel/ Skandali +18 në club, del emri i boksierit të njohur shqiptar, e reja: Më futën në…
20/08 20:02
Top Channel/ Plagosje për një vend parkimi, qëllohet me dy plumba një 28-vjeçar në Hamallaj
20/08 19:39
Top Channel/ Ligj ri për administratën, ministrat të njëjtat kompetenca, ju hiqet detyrimi për firma
20/08 19:34
Top News – Sherr për parkimin. Plagoset rëndë me armë zjarri 44-vjeçari në Hamallaj
20/08 19:28