Raportimi nga një gazetare, në një hapësirë kohore prej vetëm 24 orësh në afganistan, tregon jetën brutale nën regjimin e talebanëve, ndërsa ajo zbulon se i ishte kërkuar të largohej pasi ishte grua. Korrespondentja e CNN, Clarisa Ward, kaloi nga raportimi me rroba me ngjyra të ndezura dhe me krahë e kokë zbuluar, tek raportimi me shaminë myslimane vetëm një ditë pasi talebanët morën Kabulin.