Ukraina ka marrë me dhjetra sisteme HIMARS nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një pjesë e tyre janë vendosur në zonat përreth Kievit për çdo të papritur, por shumë janë zhvendosur në jug të vendit, në frontin e luftës. Me raketa që lëshon me lokalizues gjeografik, GPS dhe në gjendje që të godasin objektivat kundërshtare me saktësi të madhe në distancë deri në 84 kilometra, HIMARS janë shndërruar në tmerrin e rusëve.