Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencën lëndore për kokainën e gjetur nënë ngarkesën me banana pak ditë ma parë. Çështja i ka kaluar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërsa gjtkata ka lënë në burg administratorin e arrestuar të kompanisë “Alba Exotic Fruit”, për llogari të së cilës vinte ngarkesa. Seanca për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë u zhvillua këtë të premte në gjykatën e Durrësit ndaj Barjon Gumenit, administrator i kompanisë importuese në konteinerin e së cilës u gjet dhe sekuestrua sasia prej 11.6 kg kokainë.