Top News – Çështja e detit/ Zaganjori: Haga, e parakohshme!
20/10/2020 22:28

Vendimi i Shqipërisë dhe Greqisë që çështja e diskutueshme e përcaktimit të kufijve detarë t’i besohet një mekanizmi ndërkombëtar si Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, është për Profesorin shqiptar të së Drejtës ndërkombëtare Xhezair Zaganjori “i mirë, por duket i parakohshëm”. Zaganjori, i cili ka qenë dhe relatori i çështjes së marrëveshjes së detit më Greqinë në vitin 2009, në Gjykatën Kushtetuese tha pwr Zerin e Amerikes se sipas tij “është shumë shpejt për të nisur një procedurë të tillë”. Pwr kwtw, solli shembullin e mosmarrëveshjes mes Kroacisë dhe Sllovenisë për ndarjen e hapësirave detare në Gjirin e Piranit, ku dërgimi I çështjes në një gjykatë arbitrazhi “duhet te niste fillimisht përmes miratimit me referendum në Slloveni dhe në Parlament, në rastin e Kroacisë, sepse sovrani duhet ta dijë se përse bëhet fjalë. Cilat janë pretendimet konkrete të palëve dhe ku e përse lind mosmarreveshja apo konflikti mes tyre që shtron nevojën për të shkuar në një mekanizëm ndërkombëtar”. “Këtë – shpjegon profesori - kërkon në fakt edhe vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nw Hagw. Ajo duhet të ketë marreveshjen mes palëve për gjykimin e konfliktit, ku të përcaktohen qartësisht pozicionet e palëve si dhe pyetjet konkrete të cilave ajo duhet t’i kthejë përgjigje. Përndryshe nuk ka se si ta pranojë kërkesën e tyre. Zaganjori është i mendimit se “duhet bërë e qartë ku qëndron problemi dhe ku dallojnë palët në qëndrimet e tyre. Duhet ditur se për cilën hapësirë detare bëhet fjalë”, pasi sipas tij “është e diskutueshme çështja e Shelfit Kontinental dhe Zonës Ekonomike Ekskluzive, por jo edhe ajo e ujërave territoriale në zonën e Kanalit të Korfuzit.

Top News – Greqi, 87 viktima/ Covid, mbi 2 mijë raste të reja
25/11 22:32
Top News – Në Itali, ditë e zezë/ 722 viktima në 24 orët e fundit
25/11 19:02
Top News – Befason kërkuesi britanik/ Zbulon shtëpinë e Jezu Krishtit
25/11 17:09
Top News – Koronavirusi në Austri/ Në janar, nis vaksinimi masiv
25/11 16:06
Top News – “Sasi gjigante droge”/ Ishte thjesht detergjent pluhur
25/11 15:41
Top News – Zyrtarët rusë në alarm/ Pengohet sulmi i ISIS-it në Moskë
25/11 14:04
Top News – Skenari i frikshëm/ E ardhmja e Islandës, pa akullnaja
25/11 14:04
Top News – Frikë në Berlin, makina përplaset me rrethimin e zyrës së Merkelit
25/11 13:45
Top News – Dhimbja e Meghan Markle-it/ Dukesha humbi fëmijën e dytë
25/11 12:58
Top News – Biden bën deklaratën e fortë: SHBA gati të përballet me kundërshtarët
25/11 12:52
Top News – Gjermania shtrëngon masat “për të shpëtuar” festat e fundvitit
25/11 11:41
Top News – Francë, më e keqja kaloi/ Macron-i: Të ruhemi nga vala tjetër
25/11 10:57
Greqi, 101 viktima në 24 orë/ Mitsotakis: Sistemi shëndetësor ka punuar në limite dhe ka duruar
24/11 22:40
Top News – Itali, 853 të vdekur/ Konfirmohen 23,232 raste të reja
24/11 22:35
Top News – Për herë të fundit/ Melanie pret pemën e krishtlindjeve
24/11 22:29
Top News – Babagjyshi me maskë/ Çokollatat unike në Hungari
24/11 21:13
Top News – Marrëveshja e Dejtonit/ 25 vjet pas masakrave në Bosnje
24/11 21:10
Top News – Brukseli s`e pranon/ `Dialogu nuk është bllokuar`
24/11 19:19
Top News – 101 vdekje ne Greqi/ 2135 raste të reja, 549 të intubuar
24/11 19:17
Top News – Vendi për të jetuar! Ja cilin shtet zgjedhin shqiptarët
24/11 19:15