Dhjetë milionë persona, mbi çereku i popullsisë, tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë për shkak të luftës “shkatërruese” të Rusisë. Agjencia për refugjatë në Kombet e Bashkuara thotë se në mesin e përgjegjësive të atyre që nxisin luftëra kudo në botë, është dhimbja e shkaktuar ndaj civilëve të cilët detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre.