Policia ka goditur përmes operacionit të koduar ‘Vula’ një subjekt që falsifikonte dokumente në Yzberisht të Tiranës. Si rezultat i operacionit janë arrestuar tre shtetas, dy organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme Çlirim Bregu dhe Arben Rushiti, ndërsa shtetasi Fatos Shima u vu në pranga pasi ishte duke marrë një certifikatë pronësie false.