Qeveria i ka hequr kompetencat bashkive për lejet e ndërtimit të objekteve mbi gjashtë kate dhe ua ka kaluar ato këshillit kombëtar të territorit, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama. Një ndërhyrje në rregulloren e zhvillimit të territorit ka bërë të mundur që në përgjegjësi të KKT-së të kalojnë lejet e ndërtimit të të gjitha veprave të infrastrukturës apo objekteve ndërtimore që shtrihen në zonën bregdetare si dhe lejet për ndërtimin e çdo lloj objekti mbi gjashtë kate, që shtrihen jashtë kësaj zone.