Centrali bërthamor në Zaporizhja – më i madhi në Evropë – mezi i ka shpëtuar fatkeqësisë, pas bombardimeve nga Rusia gjatë fundjavës. Ky ishte alarmi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore e cila e ngriti alarmin të hënës se "shpërthime të fuqishme" goditën këtë central në mbrëmjen e 19 nëntorit dhe mëngjesin e 20 nëntorit.