Administrata e presidentit Donald Trump po rrit presionin ndaj presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro teksa të hënën vendosi të shpallë organizatë terroriste atë që njihet si “Karteli i Diellit”. Por entiteti që qeveria amerikane pretendon se drejtohet nga Maduro nuk është një kartel në kuptimin e plotë të fjalës me organizim dhe hierarki si kartelet meksikane.