Top News – Ca të nënës e ca të njerkës…! Rama anashkalon ministrat abuzues me tenderat
09/07/2021 21:22

Kryeministri Edi Rama përdori një gjuhë të ashpër dhe vendosi pikat mbi ‘i’ në takimin e zhvilluar me kryebashkiakët e vendit këtë të premte. Duke ju referuar raportit vjetor të Agjencisë së Prokurimit Publik, Rama ka treguar problemet e mëdha që janë evidentuar në mënyrën e menazhimit të tenderave nga ana e Bashkive të Vendit. Duke cituar këtë raport, Rama u përqëndrua te pjesa kritike ndaj bashkive, që nga mosadresimi i rekomandimeve të Agjencisë së Prokurimit Publik e deri te problematikat e tjera me tenderat, si mungesa e garës, apo qepja e kritereve për të paracaktuar fituesin. Ndërkohë referuar po të njëjtit raport, shkruhet e zeza mbi të bardhë se edhe ministritë reflektojnë probleme të mëdha përsa i përket abuzimit me tenderat apo edhe moszbatimit të sugjerimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Agjencia e Prokurimit Publik thotë se në gjatë vitit 2020 ka gjetur probleme në institucionet qendrore, të pavarura dhe në varësi të Qeverisë. Konkretisht 71 për qind e procedurave të prokurimit publik të asistuara teknikisht prej agjencisë kanë rezultuar me probleme. Në raport nuk ngelen pa përmendur edhe shoqëritë anonime me kapital shtetëror, të tilla si KESH dhe OSHEE, apo të tjera kompani me këtë statusi. Në 80 për qind e raste të asistuara nga agjencia janë evdientuar probleme serioze me proceset e tenderimit.

Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11
Top Channel/ Makina përplaset me objektet anësore dhe përmbyset në trotuar, aksidentohet shoferi
31/10 16:10