Thuajse në shumicë institucionet shqiptare kanë pësuar një ulje të vlerës së buxhetit të tyre për vitin 2021. Përjashtim ka bërë vetëm Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Dhe kjo për dy arsye, e para përballimi i pandemisë dhe e dyta rritja e pagave me 40 për qind për mjekët dhe infermierët, si dhe investimet.