Deputetja demokrate Ina Zhupa, në hyrje të Gjykatës Kushtetuese, ku mbahet seanca e dytë për çështjen Butrinti, akuzoi qeverinë se ka mashtruar UNESCO-n për menaxhimin e parkut kombëtar. Sipas Zhupës, kjo është një nga provat që do të shfaqë para gjykatës, teksa shtoi se do të kërkojë që t’i vihet në dispozicion të gjitha komunikimet e qeverisë shqiptare që ka bërë me UNESCO-n për këtë çështje.