Teksa Kuvendi i Republikës zhvillonte seancën plenare të radhës, një grup i shoqërisë civile të mbledhur në hyrje të tij, protestuan kundër dhënies së Butrintit me Koncesion. Në mbështetje të protestuesve ambientalistë, pjesë e shoqërisë civile, doli edhe ish-kryeministri Sali Berisha. I sapo zgjedhur në krye të Partisë Demokratike, Berisha uu shpreh se nuk do të lejojë dhënien me koncesion, teksa premtoi edhe protesta.