Deputetja socialiste, njëkohësisht kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka u pyet për gati pesë orë në Prokurorinë e Posaçme. Bushka u thirr në SPAK të hënën për të dhënë shpjegime në lidhje me hetimet që prokurori Ols Dado ka nisur ndaj saj nën dyshimet se pengimit të drejtësisë.