Top News – Bush-Tërheqja e SHBA, gabim i madh/ Ish presidenti-Talebanët kërcënim për të pafajshmit
14/07/2021 21:25

Ish-Presidenti George W. Bush e ka cilësuar si gabim tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. Në një intervistë për Deutsche Welle, George W. Bush ka deklaruar se ka frikë për mënyrën se si talebanët do të trajtojnë gratë, fëmijët dhe njerëzit e tjerë të pafajshëm afganë pas tërheqjes së trupave amerikane. “Kam frikë se gratë dhe vajzat afgane do të pësojnë një dëm të papërshkrueshëm,” ka thënë ish-presidenti. I pyetur nëse është një gabim të tërheqësh trupat amerikane nga Afganistani Bush ka thënë: “Unë mendoj se është, po, sepse mendoj se pasojat do të jenë tepër të këqija dhe unë jam i trishtuar.” Në vitin e tij të parë si president, Bush nisi luftën në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Talebanët dhe për të synuar al-Kaedën. Ajo u bë lufta më e gjatë e Amerikës. Presidenti Joe Biden njoftoi në prill se do të tërhiqte trupat amerikane nga vendi dhe tha javën e kaluar se misioni ushtarak amerikan do të mbaronte më 31 gusht. Por si rezultat, gratë afgane, tha Bush, janë “të frikësuara” dhe ai është i shqetësuar për fatin e njerëzve që ndihmuan trupat e SHBA-së dhe NATO-s gjatë dy dekadave të fundit.

Top Channel/ Trump: S`ka më bisedime, do të ndalojmë çdo anije që i paguan taksa Iranit!
13/04 11:01
Top News- Viktor Orban ‘bie’ pas 16 vitesh/ Opozita fiton zgjedhjet, goditje për Trump e Putin
13/04 10:08
Top News – Irani i përgjigjet Trump për Hormuzin. ‘Shijoni çmimet, do të pendoheni shumë shpejt!’
13/04 10:00
Top News – Starmer refuzon t’i bashkohet Trump. Britania kundër bllokadës detare të porteve iraniane
13/04 09:35
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top Channel/Prapaskenat e negociataveJo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, Irani kërkoi 27 miliardë dollarë
12/04 15:25
Top News – Bazat britanike në Qipro nuk preken / Nuk janë të negociueshme, statusi ligjor ‘i fortë’
12/04 14:01
Top News – Papa shpërthen: Mjaft me luftëra! Dënimi më i fortë për konfliktin në Iran deri më tani
12/04 13:50
Top News – Armëpushimi i Pashkës lëkundet / Putin lëshon dronët mbi Ukrainë, sulm masiv
12/04 13:49
Top News – Trump: Nuk ma ndjen për marrëveshjen! ‘Nuk ka rëndësi për mua, ne kemi fituar’
12/04 13:39
Top News – ‘Toka, një varkë shpëtimi’ në hapësirë / Astronautët e Artemis II kërkojnë unitet
12/04 13:03
Top News – Orban, betejë ‘për jetë a vdekje’ / Hungaria voton në zgjedhjet e rëndësishme
12/04 12:44
Top News – Irani nuk e di ku i ka vendosur minat…ndaj nuk po e hap Ngushticën e Hormuzit
12/04 12:34
Top News – Tym i zi në Pakistan, asnjë marrëveshje / SHBA e Irani mbeten në luftë, 21 orë bisedime
12/04 12:29
Top Channel/ Zgjedhjet në Hungari/ Sot vendoset nëse do të marrë fund sundimi 16-vjeçar i Orbanit
12/04 11:48
Top Channel/SHBA-Iran, dështojnë negociatat Delegacioni amerikan largohet nga Pakistani pas 21 orësh
12/04 11:37
Top Channel/ Hormuzi mban “PENG” palët, ngecin negociatat në Islamabad!
11/04 23:23
Top Channel/ Rusia dhe Ukraina bëjnë paqe për Pashkët, ndalen bombardimet
11/04 22:23