Dy vjet pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, kthimi në normalitet mbetet një mision i pamundur për familjet durrsake. Përfundim ky i nxjerrë si në aspektin psikologjik, por dhe nga ajo çka shihet në terren. Përjetimet e qytetarëve janë të paimagjinueshme, ndërsa kjo datë mbetet e paharrueshme jo vetëm për Durrësin, por për të gjithë vendin.