Një tjetër ngjarje e rëndë dhune në familje është parandaluar nga Policia e Shtetit në Tiranë, në Kodër Institut. Asqeri Mandri, 34 vjeç është vënë nën prangat e policisë pasi, kishte mbyllur në banesë bashkëshorten e tij, nënë e katër fëmijëve. Sipas Policisë, 34-vjeçari kishte ushtruar dhunë ndaj të shoqes dhe e mbante nën monitorim me kamera të instaluara në shtëpi. Mësohet se Asqeri Mandri ishte emigrant, ndërsa denoncimi është bërë nga vetë bashkëshortja e tij, e cila ka telefonuar Policinë dhe ka rrëfyer ngjarjen.