Burg përjetë vendosi Gjykata e Lezhës për Dorian Keqin, vrasësin me pagesë që u vu nën akuzë si bashkëpunëtor në ekzekutimin e ish-drejtorit të Tensionit të Lartë për Veriun, Saimir Juku. Krim ky I ndodhur në vitin 2016 në qytetin e Rrëshenit. 42-vjeçari u shpall fajtor për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".