Gjykata e Posacme antikorrupsion dënoi me burgim të përjetshëm Redjan Rrajën, nipin e deputetit socialist Rrahman Rraja, nën akuzën se ishte një nga ekzekutorët e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj, ku viktimë mbeti shoferi i tij Andi Maloku dhe i plagosur Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Rrumi i Shikajut. Gjykata e posacme pranoi kërkesën e SPAK, institucion i cili pas përfundimit të hetimeve kërkoi burg përjetë për Rrajën dhe 35 vite heqje lirie për Arjol Halilajn.