Një test covidi dhe më pas në pistën e kërcimit...turistët po vijnë në numra të mëdhenj në Cancun, duke përfituar nga mungesa e kufizimeve anti covid në Meksikë dhe për të shijuar atje jetën e natës, që u mungon prej më shumë se një viti. Disa prej turistëve i nënshtrohen vullnetarisht një testimi para se të derdhen nëpër rrugët dhe klubet e tejmbushura. Shumë prej tyre harrojnë madje fare edhe maskën mbrojtëse ndërsa pijnë alkool dhe kërcejnë në grupe të mëdha.