Top News/ Bullgaria hap qiellin për Rusinë / Lejon avionin e Lavrov të fluturojë drejt Shkupit
28/11/2023 12:13

Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë i dha leje avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të fluturuar mbi Bullgari. Vendimi u mor pas kërkesës së Maqedonisë së Veriut, vendit që aktualisht ushtron detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE. Arsyeja e fluturimit është një takim i Këshillit të Ministrave të OSBE-së që do të mbahet në Shkup, nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, 2023. Rusia është një nga 57 vendet anëtare të OSBE-së. Që kur rusia nisi pushtimin e Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, shumica e vendeve në Evropë, përfshirë Bullgarinë, kanë mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, duke shprehur solidaritet me Ukrainën. Ndalesa vlen për të gjithë avionët me licencë të lëshuar nga Federata Ruse. Perëndimi ka sanksionuar po ashtu zyrtarë të lartë rusë, përfshirë Lavrovin. Në njoftimin e lëshuar për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë tha se ka dhënë leje për fluturimin e një njësie speciale të aviacionit rus, përmes hapësirës ajrore të Republikës së Bullgarisë, për të transportuar një delegacion në një forum ndërkombëtar. Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për këtë fluturim.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06