Top News – Brukseli s`e pranon/ `Dialogu nuk është bllokuar`
24/11/2020 19:19

Kosova dhe Serbia zyrtarisht janë të përfshira në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, por takimi në nivel liderësh, I parashikuar të mbahej në fund të shtatorit, është shtyrë vazhdimisht nën arsyetimin e “bllokimit nga pandemia”. Pandemia ndërkohë, nuk e pengoi zhvillimin e një tjetër takimi, atë të datës 29 tetor mes shefave të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni dhe Petar Petkovic në Bruksel, ku kanë diskutuar për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjeve të pronës midis dy vendeve. Në Bruksel, këmbëngulin se dialogu nuk është bllokuar. “Që nga rifillimi në korrik, dialogu po vazhdon dhe po avancon me takime të ekspertëve edhe në nivel politik. Takimi radhës i nivelit të lartë politik do të thirret në Bruksel sapo ta lejojnë kushtet”, tha për Radion Evropa e Lirë, njëri nga zëdhënësit e BE-së, Peter Stano. “Për shkak të valës së dytë të pandemisë COVID-19, Brukseli është krejtësisht i mbyllur për takime. Nuk ka asnjë pengesë tjetër. Janë duke vazhduar përgatitjet për takimet e grupeve teknike sapo të krijohen rrethanat”, deklaruan për të njëjtën media edhe burime nga Zyra e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Për herë të fundit, Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vucic u takuan në kryeqytetin belg në 7 shtator, ku Vucic ngriti dhe cështjen e shumëdiskutuar të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19