Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, Policia ndihmon 5 turistë nga Mbretëria e Bashkuar, që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur "Shpella e Pëllumbasit", për shkak të terrenit të vështirë malor dhe errësirës. Operacioni i kërkim-shpëtimit, gjatë mbrëmjes së djeshme deri pas mesnatës, u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë, dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit.