Familjeve në Britaninë e Madhe do t’u ofrohen 350 paund në muaj për të hapur shtëpitë e tyre për ukrainasit që ikin nga lufta. Qeveria britanike u bën thirrje njerëzve që t’i ofrojnë një dhomë rezervë një refugjati për një periudhë prej të paktën gjashtë muajsh.