Pas Italisë edhe Britania e Madhe po hedh sytë drejt Shqipërisë për të zgjidhur çështjen e emigrantëve ilegalë. Pas dështimit të Ruandës, kryeministri britanik Keir Starmer pohoi se po ndjek me vëmendje marrëveshjen e nënshkruar mes Romës dhe Tiranës ndërsa e cilësoi atë si tejet interesante duke hapur kështu mundësinë e dërgimit të emigrantëve drejt Shqipërisë. Temë kjo e diskutuar edhe më herët.