Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviç mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar. Ministria e Jashtme britanike ka konfirmuar për REL se nuk do të hiqen sanksionet ndaj kryetarit të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur dhe anëtares Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës. Konfirmimi ka ardhur vetëm një ditë pasi Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit hoqi nga lista e sanksioneve Dodikun, Cvijanoviç in, si dhe 48 anëtarë të tjerë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt.
 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						 
						