Qeveria laburiste në Britaninë e Madhe ka njoftuar një sërë masash të reja të ashpërsuara për sistemin e azilit, duke e kthyer statusin e refugjatit në një kategori të përkohshme që do të rishikohet rregullisht përpara se individët të mund të marrin të drejtën e vendosjes së përhershme. Sipas Ministrisë së Brendshme, periudha e pritjes për rezidencë të përhershme do të zgjatet deri në 20 vjet, katër herë më shumë se aktualisht.