Brigada Azov e rojës kombëtare ukrainase është rikthyer në vijën e frontit dhe po kryen misione luftarake në zonën afër Kreminnës, në rajonin e Luhanskut. Mykola Urshalovich, nga Roja Kombëtare, tha: Brigada legjendare e forcave speciale Azov, është rikthyer dhe ka filluar misionet luftarake në zonën e pyjeve Serebrianski. Ushtarët e Azov po mbajnë me vendosmëri linjat dhe po i shkaktojnë humbje shkatërrimtare armikut për sa i takon fuqisë njerëzore dhe pajisjeve – tha agjencia shtetërore e lajmeve në Ukrainë, Ukrinform.