Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe përmes një reagimi në rrjetet sociale ka vlerësuar fjalimin që deputetja Rudina Hajdari mbajti në Kuvend për shkarkimin e nënës së saj, Fatmira Hajdari nga Komisioni i Posaçem i Apelit. Braçe shprehet se në Kuvend ka njohur anën e fortë të Rudina Hajdarit, pasi sipas tij ajo tregoi një qëndrim parimor përtej interesit të çastit apo personal e familjar.