Top News – Brace vijon kritikat për qeverinë / Kërkon rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë
23/09/2021 16:28

Pasi nuk është më pjesë e kabinetit të ri qeveritar “Rama3’ Erion Brace është krhyer në një zë kritik dhe opozitar brenda PS. Ish-zv.kryeministri në postimin e radhës në rrjetet sociale është ndalur tek rrogat aktuale të punonjësve shqiptarë që janë të ulëta e duke theksuar se për këtë shkak dhe për kushtet e punës ata po largohen nga vendi. Sipas tij shumë prej punonjësve kanë nje rrogë më të vogël se paga minimale, ndërsa pandemia nxori në pah se sa informalitet, padrejtësi, pabarazi, paligjshmëri ka në treg e çdo ndërmarrje. “Vendosni prag te rri minimal taksimi, shkalle te re progresiviteti dhe keni mbrojtur te ardhurat e tyre!Kush ankohet se nuk gjen punetore, te rrise rrogat e tyre dhe do i kete! Sipas instat në tremujorin e dytë të këtij viti, paga mesatare mujore ishte 56. 710 lekë, në shtet 68. 196 lekë, në privat 51. 247 lekë, paga minimale 30. 000 lekë. Por, shumica derrmuese e punetoreve ne sektoret me punesim masiv-bujqesi, industri, ndertim, tregti, transport, sherbime hotelerie e ushqimi, kane nje rroge me te vogel se rroga mesatare mujore; Me e keqja, edhe sipas grup profesioneve, perseri ne secilin prej sektoreve, punetoret paguhen me rroga nen mesataren mujore”, thote brace në postimin e tij. Ai bën një krahasim me Malin e Zi ku dëgjoi disa punëtorë shqiptarë që në sektorin e ndërtimit paguheshin me 20 euro në ditë. Ish-zv. Kryeministri thotë se kjo është çështje e Partisë Socialiste dhe se kjo parti duhet ta identifikojë atë me përmirësimin e një prej cështjeve jetësore në vend, duke theksuar se nuk duhet humbur kohë deri 4 vite. “Ne duhet te rrisim rrogen minimale, te vendosim nivelin e ri minimal te tatueshem e shkallet e reja te tatimit progresiv per te mbrojtur punetoret dhe shtresen e mesme te ulet e te larte; 40 mije leke dhe tani! Duan apo nuk duan punedhenesit, rrogat do shkojne lart per shkak te kerkeses ne treg; nuk e ndalin dot me te huaj”, thotë Brace në apelin e tij drejtuar qeverisë.

Top News – Merz do ushtrinë më të fortë në Evropë / Por Bundeswehrit i mungojnë 60 mijë ushtarë
18/08 12:31
Top News – Shpërthimi në fabrikën e barutit / Rëndohet bilanci në Rusi, 20 viktima e 134 të lënduar
18/08 12:24
Top Channel/ Kulmi i sezonit, Durrësi zgjedhja e parë për shumë pushues vendas dhe të huaj
18/08 12:21
Top Channel/ Urgjencat e verës! Për të përballuar fluksin në Lezhë po jepet ndihmë me motoambulancë
18/08 12:21
Top Channel/ Pushues me kampera/Të huajt zgjedhin Darëzezën për qetësinë, rërën kurative dhe sportet
18/08 12:20
Top Channel/ Nis provimi i Informatizuar! Maturantët i nënshtrohen testit në Fakultetin e Mjekësisë
18/08 12:18
Top Channnel/ Berisha në SPAK: Rama iu vërsul prokurores dhe gjykatësit
18/08 12:16
Top Channel/ Berisha në SPAK! Sulmon Dumanin, mbron prokuroren e gjykatësin që kritikoi Rama
18/08 12:13
Top Channel/ Delfinët vizitojnë bregdetin e Darzezës, pushuesit surprizohen nga pamjet e rralla
18/08 11:58
Top News- ‘Dumani e Gjoka, bashkëpunëtorë në krim’, Berisha akuza edhe ndaj KLP e KLGJ
18/08 11:43
Top News- Fushë-Arrëzi “rrethohet” nga zjarret, flakët dalin jashtë kontrollit
18/08 11:38
Top News- Zjarri në Kolonjë ende aktiv, rrezikon të digjet Rezervati i Mbrojtur Gërmenj-Shelegur
18/08 10:50
Top News – Pas pushimeve në bjeshkë, Berisha paraqitet para SPAK
18/08 10:23
Top News- “Rilind” spitali i Lezhës, aparatura moderne e bashkëkohore, Rama ndan pamjet
18/08 09:56
Top News – Hapet Qendra Shëndetësore Verore në Kishën e Laçit. Rama: Për pelegrinët dhe vizitorët
18/08 09:32
Top Channel/ Tre javë zjarre në Spanjë. Sanchez propozon një “pakt kombëtar” përballë situatës
17/08 22:41
Top Channel/ Turqia, alarm nga zjarret. 7 fshatra të evakuuar. U shkrumbuan 110 mijë hektarë tokë
17/08 22:39
Top Channel/ Rubio: Paqja mund të mos vijë. Sekretari i rikthehet tezës së sanksioneve për Moskën
17/08 22:31
Top Channel/ BE me plan në Washington. Zelensky i frikësuar para takimit me Putin
17/08 22:29
Top News – Trump harroi menynë te printeri. Agjenda e takimit me Putin u gjet në një hotel në Alaska
17/08 21:00