Në hemisferën veriore temperaturat e motit kanë arritur nivele të larta rekord, në vendet si Greqi, Itali, Spanjë, Kinë, SHBA apo Japoni. Aktualisht nga shumë vende vijnë lajme për temperatura ekstreme, bilanci i të cilave është i vështirë të bëhet. Sipas mediave kineze, në veriperëndim të vendit ka shpërthyer një mot me nxehtësi të madhe dhe temperatura që kanë arritur 52 gradë Celsius. Në ishullin italo-jugor të Sicilisë dhe Sardenjës temperaturat pritet të arrijnë 48 gradë Celsius.