Markelian Hoti, 27-vjec, vëllai I deputetes së Partisë Demokratike Elda Hoti, u arrestua nga policia italiane për trafik të kokainës. Ai u prangos pa një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga autoritetet gjyqësore belge. Hetimet e prokurorëve belgë zbuluan 27-vjeçarin shqiptar se kishte një rol kyç brenda një organizate ndërkombëtare të trafikut të lëndave naroktike. Ai fshihej në Ponte di Nona në Romë, ku kishte marrë një apartament B&B. I cilësuar nga autoritetet europiane si “Bosi Fantazëm” i trafikut të lëndëve narkotike, Markelian Hoti, u gjet i fshehur brenda apalrtamentit bashkë me të dashurën e tij, shkruajnë mediat italiane, të cilat specifikojnë se ai ishte I aftë të transportonte ngarkesa prej 50 kg me kokainë, në Belgjikë, Romë por dhe Dubai.