Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europain, Josep Borrell, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të pranojë bisedime për paqen me Ukrainën përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. AI theksoi se presidenti rus është duke pritur për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, më 24 nëntor të vitit të ardhshëm, teksa shtoi se deri atëherë nuk duhet të presim fillimin e negociatave të paqes midis Ukrainës dhe Federatës Ruse.