Ndërmjetësimi i Joseph Borell mes Kosovës dhe Serbisë duket nuk i bind shumë diplomatët gjermanë. Revista e njohur “Der Spiegel”, citon disa prej tyre të flasin për mungesë “transparence, neutraliteti dhe besueshmërisë” të shefit të politikës së jashtme të bllokut, mes raportimeve në media se planifikohet zëvendësim i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në ndërmjetësimin e dialogut Prishtinë-Beograd, të cilat janë hedhur poshtë si të pavërteta nga zyra e Borell.