Top News – Borë dhe akull në rrugë/ Autostrada Rrogozhinë-Lushnje, me probleme
14/02/2021 13:39

Autostrada Rrogozhinë-Lushnje në të gjithë gjatësinë e saj e mbuluar nga akulli, rrezikon seriozisht lëvizjen e mjeteve dhe qarkullimit në të. Prania e dëborës e cila në temperaturën nën zero ka ngrirë, ka qenë shkak edhe i përplasjes së disa mjeteve dhe daljes nga rruga të një furgoni transporti mallrash. Drejtuesi i mjetit është plagosur lehtë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Dushk, ku ngrica në autostradë është tepër e madhe. Prania e dëborës në autostradë bën lëvizjen e mjeteve tepër të ngadaltë, ndërsa policia rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe shpejtësia të ulet. Nga ana tjetër edhe pse është ngricë dhe temperaturat janë nën zero, nuk është hedhur kripe apo skorje në rrugë për të eliminuar akullin, për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve. I gjithë territori i vendit tonë ditën e sotme është mbizotëruar nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe me reshje dëbore. Si rezultat i reshjeve të borës në disa qarqe të vendit kemi pasur problematika në disa akse rrugore. Ditët në vijim pritet mot i kthjellët, por për shkak të temperaturave të ulëta do të ketë ngrica në rrugë.

Top Channel/ Park fotovoltaik, 303 mijë m2. Pogradec, banorët e Çërravës në protestë
24/08 23:27
Top Channel/ Vdesin dy motra në aksident në Sarandë-Delvinë. Plagoset një vajzë tjetër
24/08 23:26
Top Channel/ Sulmi ndaj trupave të KFOR-it në 2023. Një i arrestuar në komunën e Zveçanit
24/08 23:22
Top Channel/ Spiropali: Shqipëria krah Ukrainës, Mbështesim përpjekjet SHBA-BE për paqen
24/08 22:55
Top Channel/Zelensky thirrje Putinit për bisedime. Norvegjia i jep 700 mln dollarë për mbrojten
24/08 22:49
Top News – Aksident i rëndë në Delvinë-Sarandë. Ndërrojnë jetë dy vajza, plagoset shoqja e tyre
24/08 22:30
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina
24/08 22:10
Top Channel/ Aksidenti i rëndë me 2 viktima në Sarandë! Viktimat 20 dhe 22 vjeçe ishin motra
24/08 22:06
Top Channel/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë
24/08 20:48
Top Channel/ Zjarr në Zharrëz, rrezikohet një pus nafte! Ndërhyjnë zjarrfikëset
24/08 20:48
Top Channel/ Dita e Shën Kozmait. Festohet çdo 24 gusht në Libofshë të Fierit
24/08 20:37
Top Channel/ Zjarr në një gomisteri në Shkozet, nuk ka të lënduar. Policia devijon trafikun
24/08 20:09
Top Channel zbardh vendimin e KAS për Lapaj, mandatin në çdo rast e merr një zonjë
24/08 20:06
Top Channel/ Vlorë, nga opozita në pushtet. Deromemaj hapi rrugën e “eksodit blu”
24/08 20:04
Top News – Pavarësia e Ukrainës. Spiropali: Lufta atje në tregon se askush s’ka imunitet
24/08 20:00
Top News – Francezin e zë ngërçi në det. Turisti rrezikon jetën në Gjipe, shpëtohet nga roja
24/08 19:46
Top Channel/ Merr flakë gomisteria në Durrës! Devijohet trafiku, një pjesë e Shkozetit pa drita
24/08 19:03
Top News – Lista Serbe rikthehet në zgjedhje. PZAP urdhëron certifikimin e këtij subjekti politik
24/08 16:42
Top News – Në ‘fortesën’ e Ukrainës që e do Putini/Rusia mund të humbasë 2 milionë trupa nëse sulmon
24/08 16:31
Top Channel/ “Daullet në ahet e Shebenikut/ Turizmi në Përrenjas, banorët krenohen me ushqimin bio
24/08 15:21