Reshjet e borës kanë bërë që Parisi të bëhet edhe më magjik se c’është, duke mbuluar kryeqytetin francez me një vello të bardhë e duke shndërruar Montmartre në një shesh të improvizuar lojërash, me njerëzit që rrëshqisnin me slita, hidhnin topa bore dhe ndërtonin njerëz bore nën Sacre-Coeur. Bora arriti mesatarisht deri në katër centimetra në të gjithë rajonin Ile-de-France, raportoi agjencia e motit Meteo-France.