Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të vendosin armë bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar pasi kërcënimi nga Rusia po rritet. Kështu thuhet në dokumentet e Pentagonit të disponuara nga The Telegraph. Kontratat e prokurimit për një objekt të ri në RAF Lakenheath konfirmojnë se SHBA-ja synon të vendosë bomba bërthamore tre herë më të forta se bomba e Hiroshimës. SHBA hoqi raketat bërthamore nga Britania e Madhe në vitin 2008, duke gjykuar se kërcënimi i Luftës së Ftohtë nga Moska ishte zvogëluar.