Perspektiva e anëtarësimit të finlandës dhe Suedisë në NATO, e ka irrituar dukshëm Rusinë. Avionët bombardues rusë, Su-27, janë përfshirë në stërvitje ushtarake në Baltik, ku kanë simuluar zbrapsjen e një sulmi ajror në enklavën ruse të Kaliningradit. Agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar flotën në detin Baltik, thoptë se mbi 10 ekuipazhe të avionëve Su-27 janë përfshirë në stërvitjet që duhet të zgjasin për dy ditë pasi finlanda bëri të njohura qëllimet e saj, me suedinë që pritet të bëjë të njëjtën gjë.