Rusia ka sulmuar gjatë natës Kievin me breshëri dronësh e raketash mes fillimit të shkollave. Lajmin e kanë konfirmuar mediat e huaja, ndërsa zyrtarët ukrainas kanë deklaruar se për shkak të disa sulmeve mësimi është anuluar pasi ka patur probleme me infrastukturën. Zyrtarët e Minsitrisë së Brendshme të Ukrainës njoftuan se mbetjet e raketave dhe dronëve plagosën tre persona si dhe dëmtuan dy kopshte. Sakaq autoritetet e qytetit raportuan për vatra të shumta zjarri pasojë e sulmeve.