Pas tensioneve të krijuara nga opozita këtë të enjte në Parlament, Partia Socialiste ka kërkuar që të mblidhet komisioni i Etikës, ku ka kërkuar që të merret masë disiplinore për 26 deputetë. Në kërkesën e Partisë Socialiste shkruhet se ishte e pamundur të zhvillohej seanca pas situatës së paprecedentë të krijuar nga deputetët e opozitës.