Deputetët e Rithemelimit kanë vendosur të përsërisin skenarin, duke bllokuar në këtë mënyrë për herë të dytë mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Bëhet me dije se deputetët e opozitës kanë mbërritur rreth 30 minuta para fillimit të komisionit, duke zënë sallën, duke u vendosur në karriget e deputetëve socialistë. Një gjë e tillë ka nxitur debat me mazhorancën. Pasi deputetët e mazhorancës vendosë të largoheshin, është vendosur që komisioni i reformës zgjedhore të mbahet online në orën 12.00. Në një prononcim për mediat deputeti Ervin Salianji e konisderoi mbledhjen një teatër.