Bllokimi i lëvizjes në juglindje të vendit ka prekur, mes të tjerash, edhe pikat e rëndësishme kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, me të cilat ka një aktivitet të ndjeshëm tregtar sidomos me shtetin helen. Më të dy këto shtete u realizua një volum tregtar prej 117 miliardë lekësh në vitin 2025, importe dhe eksporte, apo rreth 1.2 miliardë euro. Kjo shumë, sipas INSTAT përbën rreth një të dhjetën e volumit tregtar gjithsej në vend (9.5%).