Qeveria italiane i druhet mundësisë që vendimi i gjykatës së Romës për të rikthyer në Itali emigrantët e transferuar në Gjadër si pjesë e marrëveshjes me Shqipërinë mund të shkaktojë një incident diplomatik, por jo me Shqipërinë. Ministri italian i Drejtësisë, Karlo Nordio tha se vendimi është anormal dhe t’i kërkosh qeverisë që të rishikojë listën e vendeve të sigurta. Nordio tha se reagimi i politikanëve nuk ishte kundër drejtësisë, por vetëm kundër këtij vendimi.