Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken zbarkoi mbrëmjen e të premtes në Stamboll, ku pritet të takohet me ministrin e jashtëm turk, Hakan Fidan dhe sipas gjasave, edhe me presidentin Rexhep Taip Erdogan. Stambolli është ndalesa e parë e Blinken nënjë tur vizitash të përqendruar kryesisht në lindjen e Mesme, teksa me liderët turq pritet që shefi i diplomacisë amerikane të diskutojë për mbylljen e procedurave për anëtarësimin e Suedisë në NATO.